Lucas Digne mund të cilësohet si një lojtar i ri i Barcelonës.
Mbrojtësi i ri francez iu bashkua gjigantit spanjoll nga Paris Saint-Germain.
Sipas medieve spanjoll, shifra që po flitet se i ka kushtuar Barcelonës ky futbollisti është 16.5 milionë euro.
Ndërsa, kontrata në mes mbrojtësit të majtë francez dhe Barcelonës do të jetë për pesë vite.
Ndryshe, Lucas Digne në sezonin e fundit ishte i huazuar te Roma, por pas huazimit dy skuadrat nuk kanë mundur të merren vesh për një transferim permanent.