Shtyhet lansimi i projektit të Ledrit me reperin Vig Poppa (Video)

Ledri Vula këtë verë është mëse produktiv. Përpos këngës ‘Kings’ e cila erdh si një ndër projektet më fantastike në estradë ai ka lansuar edhe shumë bashkëpunime.

Bashkëpunimi i parë erdhi së bashku me PINT, më pas duke vazhduar me Florin dhe reperin 2po2.

Por të gjitha këto këngë janë shndërruar tashmë në hite të padiskutueshmë, dhe ndër këngët më të dëgjuara nga të gjitha projektet, transmeton Indeksonline.

Ndërsa burime të Indeksonline kanë mësuar që Ledri nuk do të ndalet duke lansuar këngët e tij të reja. Por mësohet se projekti i paralajmëruar në bashkëpunim me reperin Vig Poppa do të shtyhet për muajin gusht.

Xhirimet e këtij videoklipi janë realizuar për dy ditë rresht në Obiliq, por nuk janë ende të përfunduara. Pra pritet që ky lansim të bëhet në muajin gusht, dhe sigurisht që do të jetë një ndër projektet e suksesshme të reperëve dhe deri atëherë ‘Nuk ma la’ do jetë hiti i këtyre muajve.

Temat
Showbiz

Të afërta