Pamje të mrekullueshme nga fluturimi i aeroplanit me energji diellore mbi piramidat e Egjiptit (Video/Foto)

Aeroplani i cili furnizohet me energji diellore ka fluturuar mbi piramidat e Gizas, në Egjipt si pjesë e fluturimit të tij rreth globit.

Aeroplani “Solar Impulse 2” u nis nga aeroporti i Sevilles në Spanjë të hënën dhe ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros sot në mëngjes, njofton AP, përcjell Gazeta Express.

Ky udhëtim ishte pritur të zgjaste rreth 50 orë e 30 minuta.

Aeroplani, i pilotuar nga aviatori zviceran, Andre Borschberg, kishte arritur në Sevilla më 23 qershor pas një udhëtimi të paparë tre ditor mbi Oqeanin Atlantik.

Fluturimi rreth globit i aeroplanit me energji diellore filloi në mars të vitit 2015 në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të përfundojnë po në këtë vend në javën në vazhdim.

460x_1468418894-7576268

460x-3_1468418869-3981166

460x-2_1468418870-6136278

460x-1_1468418870-2930819

Temat
BotëLajme

Të afërta