Milani i ri i Montellas me katër blerje të reja (Foto)

Me ardhjen e trajnerit të ri te Milani priten katër përforcime të reja ndërsa mediat italiane kanë publikuar formacionin e mundshëm për sezonin e ardhshëm.

Rossonerët me në krye Vincenzo Montella kërkojnë që sezonin e ardhshëm të kenë në dispozicion Antonio Candrevan, shkruan ‘calciomercatoweb’.

Gjithashtu pretendohet blerja e mbrojtësit Mateo Musacchio nga Villarreali, ndërsa në mesfushë pritet të vijë polaku 22-vjeçar Piotr Zielinski i cili kushton 18 milionë euro.

Gjithashtu pretendohet edhe blerja e Sosa nga Besiktas, ndërsa Pavoletti do të jetë zëvendësuesi ideal i Baccas nëse ky largohet.

candrevatop

milan-1-2-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta