Policia e Kosovës bën të ditur se një grua ka raportuar që vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Por e njëjta dyshon se ajo është duke bashkëjetuar më një mashkull me të cilin thuhet se kishte lidhje dashurie.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 11 korrik në orët e mbrëmjes ndërsa policia është njoftuar gjatë ditës së djeshme.
Njësitë policore janë duke hetuar rastin.