Cozman harron Tunën, zbulohet e dashura e re (Foto)

Lidhja e tij me Tunën ishte nga më të komentuarat e show bizit shqiptar, por edhe ndarja ishte pjesë e mediave pothuajse çdo ditë.

Tashmë që ai dhe Tuna kanë ndarë rrugët, po shihen në shoqëri të ndryshme me femra e meshkuj që nuk i kemi parë më herët, shkruan lajmi.net.

Ishte Tuna ajo që dje provokoi me disa fotografi në krahët e Yll Limanit dhe Arbër Bytyqi, ndërsa sot edhe Cozman ka publikuar një fotografi me një femër.

Në fotografinë e publikuar nga vetë reperi shihet një femër në krahët e tij, ndërsa në përshkrim të fotos ai ka vënë vetëm një zemër.

Se cili është raporti mes tyre nuk dihet, vetëm shihet që vajza është më e re në moshë sesa reperi.

13689322_523844701140514_765165615_n

Temat
Showbiz

Të afërta