Çfarë të bëni nëse ju del gjumi natën (Foto)

Shumicës prej jush, ju ka ndodhur që t’ju del gjumi në mes të natës dhe të kthjelleni menjëherë, duke mos mundur që ta ktheni gjumin

Ekspertët thonë se, në raste të tilla, më së miri është që t’i fikni të gjitha dritat, por ka edhe metoda të tjera, që mund të jenë të dobishme. Nëse hani një shujtë të vogël para se të bini në gjumë, atëherë ajo ju ndihmon që niveli i sheqerit në gjakun tuaj të mbetet stabil.

Ushqimet si bananet, thjerrëzat, dhe peshku tuna, përmbajnë hormonin qetësues, serotoninë, e cila gjendet dhe vepron edhe në tru. Po ashtu, shkrimi i ditarit mund të na ndihmojë në qartësimin e mendimeve dhe t’i kthehemi me sukses vazhdimit të gjumit.

Duhet ta dimë se në gjumë ndikojnë shumë faktorë, si stresi, gjendja e lëkurës, gjendja me imunitetin e organizmit.

pagjumsia

Temat
Shëndet

Të afërta