Buzhala: Sipas Matoshit, duhet vrarë 3 % të të krishterëve

Publicisti Halil Matoshi, është përfshirë në debatin e ditëve të fundit mbi religjionin në Kosovë.

Në një shkrim të publikuar, Matoshi ndër të tjera shkruan se Kosovës i duhet me urgjencë një dialog me qytetarët e besimit islam, por edhe me ata që u kanë përkitur organizatave terroriste si “Al-Qaeda”, “Al-Nusra” apo ISIS, për kushtet e riintegrimit në shoqëri.

Por sipas tij, së pari ata duhet të “nënshkruajnë” kontratë me Republikën, për garantimin e shekullarizimit të shtetit, si dhe besnikëri dhe lojalitet.

“Porse atyre duhet ndryshuar perspektiva, duke u dhënë shkollë të mirë e punë, e jo vetëm dajak dhe etiketa, si “terroristë” dhe “armiq të egër të shqiptarësisë”, me lehtësi të padurueshme…”, shkruan Matoshi.

Sipas Matoshit, pjesa më e madhe e lidershipit të kriminalizuar politik kosovar, një pjesë e inteligjencës dhe policisë (ata që besojnë naivisht në propagandat politike e jo në intuitën dhe përgatitjen teorike e praktike profesionale), shumica absolute e neomarksistëve (enveristëve, ateistëve) dhe konvertuesve fetarë, si dhe shumica absolute e shqiptarëve të besimit të krishterë, si dhe krejt media kosovare, po e dëshirojnë ndonjë sulm terrorist në Kosovë, para se “ata” ta bëjnë të vërtetë atë që ‘nostradamusët” e rinj kosovarë na e paskëshin paralajmëruar, për të na i ulur sytë përdhe nesër: “A ju kemi thënë???”

Por në lidhje me këtë paragraph ka reaguar pulicisti tjetër, Berat Buzhala. Ai në llogarinë e tij në fafacebook ka shkruan se Matoshi, në kolumnet e tij, flet për maliciozitetin e të krishterëve shqiptarë të Kosovës, që sipas tij, ata në shumicë absolute, po e dëshirojnë një sulm terrorist në Kosovë.

“Në kontekst negativ po i përmend të krishterët e Kosovës, edhe në pozicione tjera.
Halil, ish kanë mirë mi vra krejt? Tek e fundit ma pak se 3 për qind janë, e edhe mua m’ka hy ni mendje që ata janë përgjegjës, siç po thu ti, ‘në shumicë absolute’”, shkruan Buzhala në reagimin e tij.

“Tek e fundit çka po i duhen bre Kosovës? Me një intifadë të mirë i heqim qafesh. Unë seriozisht nuk po e kuptoj këtë debat”, shkruan Buzhala.
“Qysh mundet me fol një njëri normal me këso kategori, siç është “shumica absolute”. Unë kam shkru edhe vetë që në mesin e katolikëve ka ekstremistë, siç ka edhe në mesin e myslimanëve. Kurrë, në asnjë moment, nuk kam fol për “shumica absolute””.

Më tej Buzhala i drejtohet Matoshit krejt direkt. “Halil kjo është e turpshme për ty. Sidomos kur disa paragrafe më poshtë po thua që “shumica absolute e myslimanëve të Kosovës” qenka konstruktive. Pra, problemi qenka të shumica “absolute e krishterë”./lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta