Bardhyl Meta e ‘çon në qiell’ Lutfi Hazirin

Kryetari i Gjilanit dhe njëri nga njerëzit më me influencë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke mbajtur edhe pozitën e nënkryetarit të partisë, Lutfi Haziri, dje ishte në një intervistë në televizionin rrokum.

Haziri foli për zhvillimet politike në vend, ndërkaq ua bëri me dije kundërshtarëve politik që LDK-ja është e gatshme me shkua në zgjedhje kur të donë ata, shkruan lajmi.net

E për këto deklarata, një anëtar i partisë së tij, i ardhur në zgjedhjet e fundit, ka veç fjalë miradije për Hazirin.

Madje, deputeti i LDK-së Bardhyl Meta, këso lëvdata nuk është dëgjuar duke ia atribuuar as kryetarit të partisë, Isa Mustafa.

“Intervistë e shkëlqyer: Rreth zhvillimit ekonomik të anamoravës; Rreth infrastrukturës së re dhe lidhjen me Autostradën e Kombit; Rreth zhvillimit të pemtarisë e bujqësisë, rikthimit të kultivimit të kulturës tradicionale të duhanit”, ka shkruar Meta.

Por nuk e ka përfunduar me kaq. Duket se Meta e la përfund si qershinë mbi torte, një deklaratë të Hazirit.

“Dhe gjithsesi – ‘Selami, Pozitës e Opozitës se, LDK s’punon me kushte e lak n’fyt, pra, është e gatshme, kur të dojnë, të shkojme ne zgjedhje’”, e ka cituar Meta – Hazirin, me plotë mburrje.

Temat
LajmeVend

Të afërta