A e ka plan Ledri të martohet? (Video)

Ledri tregon se çka do të thotë për të të krijosh familje dhe të martohesh.

Të gjitha fanset e Ledrit duan ta dijnë se kur e ka plan të martohet e të krijojë familje. Mirëpo reperi zakonisht nuk e zbulon dhe aq jetën private.

Vazhdon të mbetet engimë lidhja e tij e përfolur me Adelën, gjë të cilën Ledri nuk e ka konfirmuar ende.

Por për herë të parë ai ka folur në reportazhin e përgaditur nga RTV21 për planet e martesës dhe krijimin e familjes.

“Me kriju familje është arti më i madh në jetë, për mu, por njëherë jam shumë i fokusum në muzikë bohet çka bohet, bohet kur të bohet, njëherë jam në muzikë”, shprehet Vula.

Ndryshe, Ledri ditën e ditëlindjes solli bashkëpunimin e parë me 2po2 me këngën “E premte”.

Temat
Showbiz

Të afërta