Skandaloze: Deputetët malazezë ma parullë në parlament, “Kosova është zemra e Serbisë”

Gjatë një fjalimi të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e vizitës së tij në Malin e zi, deputetët e opozitës malazeze nga partitë serbe kanë zbuluar një pankartë me mbishkrimin, “Populli i Malit të Zi nuk të ka njohur, Kosova është zemra e Serbisë”.

Me këtë rast, Meta ka deklaruar Shqipëria e vlerëson maksimalisht vendimin e Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku ndër tjera tha se qeveria në Tiranë do të vazhdoj të kultivoj marrëdhënie të mira me Beogradin zyrtar, siç ka kultivuar me autoritetet në Podgoricë, transmeton Telegrafi.

Fjalimin e Ilir Metës e kanë bojkotuar deputetët serbë të opozitës malazeze, të cilët kanë lëshuar sallën.

Mali-i-Zi-780x439

Temat
LajmeVend

Të afërta