Shfrytëzuan për prostitucion një 15-vjeçare, arrestohen pas dy vitesh në Tiranë 2 tutorët

Një 28-vjeçar dhe një 29-vjeçar nga Tirana, Enea Sinani dhe Elton Drapi u arrestuan nga policia pasi ishin shpallur në kërkim për veprën penale të trafikimit të të miturve.

Procedimi ndaj tyre kishte nisur prej vitit 2014 dhe Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë kishte shpallur në mungesë masën e sigurimit personal të arrestit me burg.

Ata u vunë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Revenge.

Sinani dhe Drapi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një person tjetër S.K, 25 vjeç, kanë trafikuar dhe shfrytëzuar me qëllime prostitucioni një vajzë 15 vjeçare me iniciale M.L në Tiranë dhe Elbasan.

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se për bashkëpunëtorin tjetër po zhvillohen kërkime. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta