Shenjat që tregojnë se trupi juaj është dehidruar

Shpesh dehidratimi mund të vijë si pasojë e sëmundjeve, nxehtësisë ose ushtrimeve.

Ajo që duhet të bëni është të konsumoni sa më shumë lëngje që të mos dehidratoheni.

Uji, lëngjet e frutave, supat dhe akulli janë idealja për të mos u dehidratuar.

Përpara se të filloni ushtrime shumë të lodhshme hidratohuni. Gjatë verës pini më shumë lëngje, sidomos ujë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Shenjat që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë ujë në organizëm janë:

Goja e thatë dhe etja: Mund të vuani gjithashtu edhe nga ngërçi muskulor, mund të keni ndjesi plogështie dhe marrje mendsh, dhimbje koke, lëkurë të thatë dhe konstipacion.

Urina bëhet e verdhë e errët: Ngjyra e urinës është një tregues i rëndësishëm i shëndetit. Kur pini sasi të mjaftueshme të ujit urina është e verdhë e zbehtë.

Nëse ajo bëhet e verdhë e errët dhe duket më e përqendruar kjo është shenjë që ju duhet të shtoni ujin në dietën tuaj.

Nëse nuk keni qenë në tualet për 2 orë ose më shumë, kjo do të thotë që nuk keni pirë ujë mjaftueshëm.

Dhimbja e kokës: Dhimbja e kokës shkaktohet shpesh nga dehidratimi.

Kur presioni në enët e gjakut bie kjo e bën të vështirë zemrën të pompojë oksigjen të mjaftueshëm në tru, e cila rezulton në dhimbje koke.

Temat
Shëndet

Të afërta