Rashica te një prej klubeve më të mëdha në botë

Milot Rashica do të ketë mundësi të tregoj vlerat e tij dhe të bindë pjesëtarin e stafit të Chelsea se është gati për hapin e madh në karrierë.

Mesfushori i talentuar shqiptar, Milot Rashica, do të ketë mundësinë në këtë sezon që të tregojë vlerat para përfaqësuesve të stafit teknik të skuadrës angleze të Chelsea.

Futbollisti shqiptar është pjesë e Vitesses në Holandë, një klub në të cilin Chelsea huazon shumë lojtarë të akademisë së vet në mënyrë që të luajnë rregullisht. Për këtë arsye, ekipi londinez ka monitoruar vazhdimisht Vitessen në vitet e fundit.

Por, këtë sezon, gjërat do të jenë pak më ndryshe, pasi londinezët kanë vendosur që të dërgojnë në Holandë një prej ekspertëve të tyre, trajnerin e ekipit U-21, Andy Myers. 42 vjeçari, i cili ka drejtuar Cheslean në suksesin në UEFA Youth League në sezonin e kaluar, do të jetë pjesë e stafit teknik të Vitesses për një sezon.

Detyra e Myers do të jetë jo vetëm të mbikëqyrë zhvillimin e talenteve të rinj që Chelsea ka huazuar te klubi holandez, por edhe të mbikëqyrë futbollistë cilësorë në Holandë të cilët në të ardhmen mund të bëhen pjesë e bluve, përcjell Panorama Sport.

Kjo është një mundësi e artë për Rashicën që të tregojë vlerat dhe të bindë pjesëtarin e stafit të Chelsea se është gati për hapin e madh në karrierë.

Për futbollistin shqiptar është përfolur për një interesim nga Napoli por ndryshimet e reja në klub mund ta shtyjnë të qëndrojë edhe një vit te Vitesse në Holandë.

Temat
BotëSport

Të afërta