Petit: Pogba është mbivlerësuar

Nëse Paul Pogba do të ndërrojë mjedis këtë verë, ai do të thyej çdo rekord te transferimeve.

Djajtë Kuq po mendojnë t’i ofrojnë Juventusit 100 milionë euro plus 23 milionë të tjera në formë bonusesh për kartonin e mesfushorit.

Por a është kjo vlera e reale e 23-vjeçarit?

Pas anglezëve Gary Lineker, Roby Fowler dhe Harry Redknap, listës i është shtuar edhe një francez si Emmanuel Petit.

“Me 100 milionë euro unë do të blija Luis Suarezin. Pogba është një talent i madh, por nuk më pëlqen aspak situata që është krijuar përreth tij. Flasin për të sikur të ishte një fenomen absolut, por nuk është kështu dhe këtë e tregoi në Ligën e Kampionëve”, deklaron Emmanuel Petit.

“Nëse Reali i Madridit do ta dëshironte do t’i kishte vendosur në pjatë Juventusit shumë para, por ata nuk duan të rivalizojnë me Manchester United për mesfushorin dhe për mendimin tim kanë bërë zgjedhjen e duhur”, shton në përfundim ish mesfushori i kombëtares franceze.

Pogba

Temat
BotëSport

Të afërta