Nitaj: Mosratifikimi i hapë rrugë zgjidhjes së Demarkacionit

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, cilëson se vota kundër marrëveshjes për ndarje të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, i hapë rrugë zgjidhjes së kësaj çështje.

Ndërsa vendimi i Qeverisë për të mos e proceduar projektligjin për demarkacionin në kuvend sipas Nitajt, është një përpjekje e Qeverisë për t’i “përpunuar” deputetët kundërshtarë të versionit “Meha” të Demarkacionit, shkruan ai në faqen e ti zyrtare në rrjetin social Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Disa zëra po kërkojnë që të pengohet votimi i Demarkacionit në Kuvend. Kjo ka qenë opcionale shumë muaj më parë e jo sot, sepse njëra nga palët, tashmë e ka ratifikur marrëveshjen dhe pala tjeter, në këtë rast Kosova, e ka për obligim ta kryej procesin e votimit në kuvend.

Kërkesat për refuzimin e votimit, vetëm sa e zvarrisin zgjidhjen e problemit dhe nuk krijojnë hapësirë për adresimin e tij.

Vetëm vota kundër, përkatësisht mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje, i hapë rrugë zgjidhjes së kësaj çështjeje të rëndësishme.

Vendimin e Qeverisë që të mos e procedojë projektligjin për demarkacionin në kuvend, e shoh si përpjekje të saj për t’i “përpunuar” deputetët kundërshtarë të versionit “Meha” të Demarkacionit.

Temat
LajmeVend

Të afërta