Mos i anashkaloni vaktet!

Një nga këshillat kryesore që dëgjojmë lidhur me ushqyerjen është të mos anashkalojmë asnjë vakt, por të konsumojmë rregullisht ushqim sipas orareve të caktuara.

Ja cilat janë arsyet pse vaktet dhe oraret e ushqimit duhen respektuar.

Nëse nuk konsumoni vaktet rregullisht ulet niveli i sheqerit në gjak. Kjo do t’ju shkaktojë lodhje, këputje dhe luhatje të insulinës në organizëm.

Nëse lënia e vakteve është e shpeshtë ju rrezikoni të vuani nga diabeti në të ardhmen. Ka shumë sëmundje që luftohen përmes regjimit ushqimor.

Nëse nuk e respektoni ju përkeqësoni gjendjen e trupit tuaj.

Ndryshon metabolizmi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Nëse nuk hani trupi nuk ka çfarë të shpërbëjë në pjesë më të vogla. Metabolizmi është si muskuli, nëse nuk punon e ka të vështirë të funksionojë atëherë kur ju do të hani.

Temat
Shëndet

Të afërta