Mediat Zvicerane: Estrada shqiptare e ‘kallë’ Youtuben (Foto)

Mediat zvicerane shkruajnë për muzikën e Ballkanit, trend i kohëve të fundit.

Shumica e radio stacioneve në Zvicër mbulohen me hite të huaja. Në qytet e mëdha pop muzika dominon për nga dëgjueshmëri ku më të dëgjuarit radhiten Drake, Justin Timberlake, Sia Calvin Harris dhe Kungs. Por nëse shihen klikimet në Youtube del që trend në Zvicër është muzika e prodhuar në Ballkan e ku prijnë estrada shqiptare, transmeton 21Media.

Mediat zvicerane kanë realizuar një sondazh ku përmes së cilët kanë llogaritur numrin e klikimeve që kanë marr në Youtube këngët e Ballkanit në 30 ditët e fundit dhe kanë dal në përfundim se dominojnë këngëtarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës.

Nga sondazhi i bërë në top 10she prin Enca me Noizyn, Fergie, Ghetto Geasy , Majki e shumë emra të tjerë të estradës shqiptare, transmeton 21Media.

Enca– «Bow Down» feat. Noizy (15.6., 15 Mio.)
2. Fergie– «M.I.L.F. $» (1.7., 33 Mio.)
3. Ghetto Geasy – «Ajo» feat. Majk (16.6., 12 Mio.)
4. Capital T – «Bongo» feat. Dhurata Dora (17.6., 7 Mio.)
5. Calvin Harris – «This Is What You Came For» feat. Rihanna (16.6., 175 Mio.)
6. Flori Mumajesi – «Beautiful» feat. Ledri Vula (8.7., 1 Mio.)
7. Elvana Gjata – «Njesoj» (1.7., 2 Mio.)
8. Gold AG – «Pa namaz» feat. Duli (6.6., 1,5 Mio.)
9. 2Ton – «Me Mu» (29.6., 2 Mio.)
10. Noizy – «Pa mu» feat. Elgit Doda (2.7., 2 Mio.)
Siç thuhet në artikullin e portalit zviceran “20Minuten” ndër arsyet e këtyre klikimeve është sepse muzika shqipe dëgjohet vetëm përmes kanalit të Youtube, ku kanë qasje të gjithë dhe jo platformave të tjera, dhe në shumicën e rasteve këto këngë ndëgjohet përmes telefonave.

enca-628x478

Temat
Showbiz

Të afërta