Mediat turke: Martohet ‘Bali Beu’ (Foto)

Është spekuluar se janë martuar gjatë vjeshtës në Stamboll.

Por, aktori turk Burak Ozcivit (31) dhe e dashura e tij Fahriye Evcen (30) thuhet se i kanë thënë ‘PO’ njëri-tjetrit gjatë pushimeve në qytetin e përjetshëm të Romës.

Mediat turke shkruajnë se aktori, i cili u bë i njohur në serinë “Sulejmani i Madhërishëm” me rolin e Bali-Beut dhe Fahrija nuk janë reklamuar me rastin e dasmës, por po vazhdojnë muajin e mjaltit duke udhëtuar nëpër vendet turistike evropiane, transmeton Telegrafi.

Çifti i ri së shpejti planifikon të vizitojë prindërit, vëllezërit dhe motrat e aktores që jetojnë në Gjermani.

Çifti është në lidhje që nga viti 2013, kur u takuan në grupin e serisë “Grmuša” dhe që atëherë media turke vazhdimisht shkruajnë për dashurinë e tyre.

bali-1_1468273383-8144218

bali-3_1468273398-2903416

bali-2_1468273393-8446148

bali_1468273416-7096989

Temat
Showbiz

Të afërta