Matoshi përfshihet në debatin ‘Kraja’

Publicisti Halil Matoshi është përfshirë në debatin të cilin e ndezi akademiku Mehmet Kraja me një shkrim “Letër myslimanëve të Facebook-ut”.

Shkrimi i Krajës zgjoi debat në shoqëri, e madje u komentua fort edhe me sharje e kërcënime.

Matoshi ka shkruar në facebook se Kraja si intelektual, ka rrëshqitur në populizëm klasik pasi sipas tij, nuk do të duhej të fliste me termin ‘Ne’.

“Në momentin kur Kraja si intelektual u bashkohet turmave dhe thotë “Ne” …përjetë ose përsëgjalli nuk do të lejojmë këtë ose atë, ai me këtë rrëshqet në popullizem klasik politik, sepse u bashkohet parullave që i prodhon ‘truri-muskul’”, ka shkruar Matoshi.

Ai shton se intelektuali është i vetmuar përballë shoqërisë e shtetit dhe me dijen e tij është i lumtur të arrij te e vëerteta dhe argumentimi i saj.

Postimi i Matoshit:

Në momentin kur Kraja si intelektual u bashkohet turmave dhe thotë “Ne” …përjetë ose përsëgjalli nuk do të lejojmë këtë ose atë, ai me këtë rrëshqet në popullizem klasik politik, sepse u bashkohet parullave që i prodhon “truri-muskul”

“Njeriu i kulturës e ndien veten të detyruar të zgjedhë midis prostitucionit dhe vetmisë”, (Aron 2005:332.)

Intelektuali është rëndom vetmitar, i pakënaqur me lirinë, shtetin, shoqërinë dhe vlerat që ka përqafuar, por i lumtur me dijen që shpie tek e vërteta dhe argumentimi i saj.

Intelektuali nuk bën “Ne” me askënd…

Temat
LajmeVend

Të afërta