Kështu argëtohen në orët e vona Bebe Rexha dhe Blerim Destani (Foto)

Ishte një mbrëmje e veçantë për aktorin e njohur Blerim Destani i cili ka kaluar pak kohë në shoqëri të mirë.

Ai ka postuar një foto përkrah artistes së famshme në botë me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ku duket se po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit në orët e vona të darkës.

Fotoja është shkrepur në një bulevard të qytetit gjerman të Dyseldorfit, me dyshen e artistëve që të krijojnë përshtypjen se janë lodhur, transmeton Gazeta Express.

Ndoshta janë argëtuar më shumë seç mund të mbanin, por siç shkruajti Blerimi në përshkrimin e fotos: Jeta është për të kaluar një kohë të mirë me “No Broken Hearts”. I frymëzuar nga Bebe natyrisht.

blerim-bebe_1468337279-3929672

Temat
Showbiz

Të afërta