Granit Xhaka në Kosovë, tifozët e Arsenalit i organizojnë pritje madhështore

Ylli kosovar i futbollit, Granit Xhaka vjen sot në Kosovë. Xhaka i cili është transferuar te skuadra e Arsenalit, zhvilloi ndeshje shumë të bukura gjatë Kampionatit Europianin të zhvilluar në Francë.

Graniti pritet që sot të vijë në Kosovë dhe për këtë rast është organizuar një pritje e madhe nga tifozët e Arsenalit, konfirmon babai i Granitit, Ragip Xhaka.

Ora e saktë e arritjes në aeroportin e Prishtinës nuk dihet, por ai pritet të zbresë në Kosovë.

“Tifozët e Arsenalit nesër (sot) e presin Granitin në aeroport, nuk kam ide se kush ka marr vesh për këtë që Graniti do të vije.

Ai e dashuron Kosovën dhe e gjithë Kosova e do atë. Nuk e di orën e saktë as vet, por ai pritet që të zbarkojë në aeroportin e Prishtinës”, ka thënë Ragip Xhaka.

Temat
SportVend

Të afërta