Gecaj “ngucakeq”, e nxitë Havollin t’i shkruaj koment Hazirit (Foto)

Kur kryeministri Isa Mustafa morri pjesë në Samitin e Liderëve në Paris, këshilltari i tij Sokol Havolli, postoi një ‘selfie’, ku në prapavijë shiheshin liderët e Ballkanit duke u fotografuar bashkë.

“Pas vizitës në Elysee…spo di a me u ba me Gjermaninë a me Francën. Merkeli dhe Hollande si gjithmonë, përkrahës të Kosovës, që po e bon vështirë me u percaktu sonte…le të fitoj futbolli :-)” , ka shkruar Havolli në përshkrimin e fotografisë që ka publikuar, shkruan lajmi.net

Havolli morri shumë ‘Like’ dhe komente, por një nga ta duket se e ngacmoi. Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shkroi koment duke i thënë “Pse nuk po mësoheni me punu e mos me fol dhe fotografu as veten tuaj e as KM”.

Tani, pas disa ditësh ka qenë zëvendësministri nga e njëjta parti, Lidhja Demokratike e Kosovës, Bajram Gecaj, i cili duket se ka shkuar në zyrën e Hazirit për të ‘ndërmjetësuar’ pajtimin me Havollin.

Gecaj dhe Haziri postuan një foto dhe në përshkrim e lidhën edhe Havollin.

“Në praninë e Idriz Seferit i zgjata dorën Lutfi Hazirit….Sokol, a ke ndonjë koment?”, ka shkruar Gecaj në facebook.

Këshilltari i kryeministrit nuk e la pa komentuar, por jo qysh u komentua nga Haziri disa ditë më parë.

“Përgëzime për foton! Shumë e bukur…po punët qysh ju shkuan se? Ku ka punë, ka edhe foto të bukura”, ka shkruar Havolli. “Dengë”, ia ka kthyer Gecaj, duke lënë të kuptohet se u ‘hakmor’ ndaj komentit të Hazirit.

Gecaj

Temat
LajmeVend

Të afërta