Edhe në Pejë, një shtëpi potencialisht e rrezikshme për qytetarët (Foto)

Edhe në qytetin e Pejës ekziston një shtëpi, pothuajse në gjendje të njëjtë me atë në Prizren, e cila u shemb dhe zuri përfundi një fëmijë duke shkaktuar vdekjen.

Një qytetar i Pejës, Gëzim Kelmendi, ka postuar në facebook fotografi të kësaj shtëpie e cila gati sa nuk është shembur, duke tërhequr kështu vërejtjen se rreziku është fare pranë afër qytetarëve, shkruan lajmi.net

“Le të kenë kujdes autoritetet e qytetit të Pejës, që mos të na ndodhë tragjedia e Prizrenit, pra të marrin masa mbrojtëse që ta demolojnë këtë shtëpi sa nuk është bërë vonë”, ka shkruar ai.

Tragjedia që ndodhi në Prizren, morri jetën e një vajze 3-vjeçare. Për këtë vdekje askush nuk morri përgjegjësi.

Peje-1-768x461

Temat
LajmeVend

Të afërta