Djaloshi pa gjymtyrë: 11-vjeçari i lindur pa duar dhe këmbë, luan video-lojëra me mjekër (Foto/Video)

Mangësitë fizike që ka ky djalë nga Java e Indonezisë, nuk kanë ndikuar që ai të mbyllet në vete dhe të shmanget nga bota.

Tiyo Satrio që ka lindur pa duar dhe këmbë, është mësuar të luaj Playstation me mjekër, dhe kalon tërë kohën e lirë duke i mundur miqtë e tij, transmeton Telegrafi.

1-61

Megjithëse 11-vjeçari nuk mund të lëvizë si duhet, aftësitë e tij mendore janë të mëdha, dhe është bërë një ‘kampion’ mes shokëve të cilët nuk ia dalin ta mundin.

2-53

Me dëshirën e madhe për mësim dhe dije, Tiyo është mësuar të shkruaj duke e mbajtur lapsin në gojë.

3-43

Madje mësuesi i djaloshit të klasës së dytë, thotë se ai zgjidhë detyra që janë për nxënësit e klasës së katërt.

4-31

Për çdo ditë, atë e dërgojnë në shkollën e fëmijëve me nevoja të veçanta, dhe e kthejnë sërish me karrocë.

5-31

Pasi që nëna tij nuk është kontrolluar asnjëherë gjatë shtatzënësisë, nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar gjendjen e tij, duke e lënë pa gjymtyrë.

Temat
BotëLajme

Të afërta