Deputetja e NISMËS: Shyqyr Zotit e kemi kryetarin

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, duket se është e qetë përballë çdo problemi politikë.

Bajrami nuk e ka problemet të trajtoj çdo çështje politike në partinë e saj, por edhe në Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net

Kjo sepse ajo e ka kryetarin! Valdete Bajrami ka folur për shefin e saj, kryetarin e Nismës Fatmir Limaj dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të po kësaj partie, Jakup Krasniqi.

“Shyqyr Zotit e kemi kryetarin Fatmir Limaj dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi. Ata na këshillojnë për çdo gjë, se si të veprojmë”, është shprehur Bajrami në Klan Kosova.

Ajo ka shtuar se mund të vijë një ditë kur në krye të Nismës vjen një grua. /lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta