Arrestohen 2 policë në Pukë, nuk raportuan 21 mijë bimë kanabisi

Në shumë raste policia has pengesa në luftën kundër kultivimit të lëndës narkotike nga vetë punonjësit e saj.

Kjo pasi në disa zona të vendit ata lidhin ‘marrëveshje’ me kultivuesit duke mos i raportuar rastet e mbjelljes së drogës me qëllimin që në përfundim të ndajnë fitimet. I tillë është edhe rasti i dy efektivëve të komisariatit të Pukës.

Ata u arrestuan nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme pasi akuzohen se nuk kanë raportuar për kultivimin e lëndës narkotike në njësinë administrative Luf-Qerret dhe në Qelës. Nga hetimet disa mujore rezultoi në fakt se kjo zonë ishte nën pushtetin e drogës, ku policia asgjësoi mbi 21 mijë rrënjë bime kanabis sativa.

Dy punonjësit e policisë së Komisariatit të Pukës, me gradën inspektor, Bib Luka 48 vjeç dhe Mark Dodani 51 vjeç, akuzohen për veprat penale “Kultivim bimësh narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”. Ata kanë raportuar të dhëna të rreme për kultivimin e bimëve narkotike në zonën ku kryenin shërbimin.

Temat
LajmeRajon

Të afërta