Ardian Arifaj: Demarkacioni nuk ishte qëllimi i vizitës së Nulandit

Sipas këshilltarit të Presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, tema e demarkacionit nuk ishte thelb i vizitës së Nuland, duke shtuar se kjo çështje tanimë është diskutuar mjaft nga të gjithë dhe aty më nuk mbetet asgjë për tu folur.

“Demarkacioni nuk është tema për të cilën ka ardhur Zëvendës Sekretarja Nuland në Kosovë. Ka qenë vizitë rajonale. Është për keqardhje që Qeveria është penguar që të raportoj në Kuvend”, ka thënë Arifaj.

Arifaj tha se kërkesat dhe temat kryesore që janë diskutuar gjatë vizitës së Nuland kanë qenë luftimi i krimit të organizuar dhe efikasiteti e sjellja e rezultateve të Qeverisë së Kosovës.

“Vizita e Nuland ishte shumë pozitive dhe inkuruajuese për të gjitha institucionet e Kosovës”, përfundoi ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta