Vokrri e Salihu bëjnë selfie me Ronaldon (Foto)

Në ngjarjen më të madhe të futbollit Evropian nuk munguan as kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu
Me ftesë të UEFA’s, mbrëmë kryetari i FFK’së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, kanë qenë të pranishëm në ndeshjen finale të kampionatit Evropian “Franca 2016” e zhvilluar ndërmjet Portugalisë dhe Francës në stadiumin “Stade de France” në Paris ku ishin të pranishëm mbi 75 shikues.

Krerët e FFK’së e ka ndjekur këtë event tepër me rëndësi në tribunat VIP enkas për kryetarët dhe sekretarët e federatave të futbollit evropian e botëror.

Vokrri e Saliu, kanë shfrytëzuar rastin që të bëjnë një selfie me Cristiano Ronaldon në momentin kur po qonte në qiell trofeun e Evropës.

Portugalia arriti të shpallet kampion i Evropës për herë të parë në histori pasi mposhti në finale Francën me golin e shënuar nga Eder në minutën e 109’të.

vokirri-saliuu_1468225489-3429590

Temat
SportVend

Të afërta