UEFA thur elozhe për Cristiano Ronaldon (Video)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është bërë temë diskutimi në gjitha mediat botërore. Ai e nisi shumë keq sfidën ndaj Francës, duke u lënduar që në minutat e para të ndeshjes – për ta lëshuar fushën me lot në sy.

Por, në fund nxori edhe lot gëzimi, pasi ngriti në qiell trofeun e Evropës – shokët e tij triumfuan 1:0 ndaj Francës edhe pa prezencën e tij në fushë, transmeton Express.

Ai nuk ishte në fushë, por e ndihmoi ekipin e tij edhe nga stoli, luante rrolin e trajnerit gjatë gjithë kohës, sidomos në 30 minutat e kohës shtesë – për këtë edhe UEFA i ka dedikuar një shkrim.

“Ta shikosh Ronaldon duke bërë betejë edhe nga banka ka qenë edhe e pikëllueshme edhe një gjë shume admiruese. Ka qenë dëshira e tij e madhe për të pasur ndikim në lojë. Gjestet dhe instruksionet që ua ka dhënë lojtarëve gjatë gjithë 30 minutave shtesë, është dëshmi se çfarë lideri është në të vërtetë Ronaldo. Ai ishte, edhe nëse për një kohë të shkurtër, edhe trajner edhe lojtar”, shkruan UEFA për Ronaldon.

Temat
BotëSport

Të afërta