Tryeza për Demarkacionin, ‘zhduket’ Meha (Video)

Prej se deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kërkoi kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që të organizojë një tryezë diskutimi për Demarkacionin, protagonisti Murat Meha është ‘zhdukur’.

Ndonëse është i bindur se nuk ka negociuar marrëveshje të dëmshme për vendin, Meha, ka vendosur të mos e thotë asnjë fjalë për publikun.

Për tri ditë radhazi, Tribuna Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga Meha për të ditur nëse do të marrë pjesë në tryezën e iniciuar nga deputeti Bulliqi, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Kësisoj, ende nuk dihet nëse ai dhe anëtaret tjerë të komisionit qeveritar të cilët e kanë bërë shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, do të përballen me profesorë dhe ekspertë tjerë universitarë të cilët po pretendojnë se Kosova humbët mbi 8 mijë hektar në bazë të marrëveshjes se nënshkruar në fund të gushtit të vitit të kaluar në Vjenë.

Temat
LajmeVend

Të afërta