Spasovski: Rinia është elementi kyç për ndryshime në Maqedoni (Video)

Humbja më e madhe për Republikën e Maqedonisë në këto 10 vitet të qeverisjes së OBRM-PDUKM është rinia. Ata janë njerëzit, të rinjtë që dalin nga shteti. Një nga arsyet më të mëdha pse shumë të rinjë dalin nga shteti është ajo se nuk mundin ta pranojnë zhvlerësimin, tha dje ndër të tjera Oliver Spasovski në Kampin Veror të LSDR, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Të rinjtë në Maqedoni janë elementi kyç për fitore të partisë të çfarëdo zgjedhje qofshi, veçanërisht të zgjedhjeve parlamentare, por do të jenë edhe element kyç në marrjen e vendimeve për reforma në të ardhmen. I bindur jam se kjo do të jetë periudha në të cilën përgatitemi të gjithë së bashku, për fitore, ta ndryshojmë Maqedoninë në të mirë. Të ndërtojmë ardhmëri tjetër për të gjithë. Në fund, të gjithë ne, dhe gjeneratat e ardhshme të krenohen çka ishim pjesë e kësaj periudhe, nga kjo betejë, e cila bërti kthesë serioze në Maqedoni’, tha ndër të tjera Spasovski në fjalimin e tij para të rinjve të LSDM-së.

Temat
LajmeRajon

Të afërta