Sherr në Krujë, burri me hanxhar në dorë: Nuk iki pa marrë lekët (Video)

Një sherr ka ndodhur sot në Krujë, ku një burrë i nevrikosur ka shkuar në një lokal duke bërtitur pasi kërkonte njërin nga zotërinjtë që ndodheshin aty.

Ky i fundit kishte borxhe ndaj burrit që i ka kërkuar llogari, shprehet raportuesi. Madje ai nuk është mjaftuar me kaq, por ka hyrë në një dyqan mishi duke marrë me forcë një hanxhar që ndodhej aty dhe më pas është drejtuar tek lokali duke bërtitur se nuk ikte që aty pa i marrë lekët.

Fatmirësisht, ky sherr ka përfunduar pa pasoja pasi qytetarët e pranishëm kanë arritur t’i ndajnë ata nga njëri-tjetri, raporton “Jeta osh qef”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta