PDK zyrtarizon Dhurata Hoxhën për ministre të Drejtësisë (Video)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) zyrtarizoi edhe publikisht kandidaten e vet për ministre të Drejtësisë.

PDK-ja si partner i koalicionit me LDK-në, zyrtarizoi Dhurata Hoxhën si personin e cila gjatë javës pritet të emërohet nga kryeministri Mustafa në këtë post.

Deri më tash këtë post e ka mbajtur Hajredin Kuçi, i cili njëkohësisht është edhe Zv. Kryeministër.

Por Kuçi në cilësinë e nënkryetarit të PDK-së në selinë e kësaj partie, prezantoi pasardhësen e tij në këtë detyrë.

“Kandidatja për ministre është një lajm i mirë për drejtësinë e Kosovës”, tha Kuçi në konferencën për media.

“Dhurata Hoxha plotëson çdo kriter”. Sipas Kuçit, kandidatja që PDK-ja propozon për ministre të Drejtësisë është një kuadër i përgatitur.

“Ky është një model një tranzicioni. Jam i bindur që Hoxha që do ta bëjë punën si është më së miri”, deklaroi Kuçi.

Ai tha se Dhurata Hoxha është e nominuara e PDK-së dhe nga sot do ta fillojë detyrën e saj.

Nga ana tjetër, Dhurata Hoxha, premtoi se do ta vazhdojë bashkëpunimin për ta forcuar sundimin e ligjit në Kosovë.

“Unë jam mjaft e përkushtuar. Përvoja ime dhe arsimimi im në ShBA, do të shërbejnë për forcimin e sundimit të ligjit”, tha Hoxha e cila gjatë javës pritet që edhe formalisht të emërohet në këtë post nga kryeministri Isa Mustafa./lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta