Pandora solli sot coming soon- in e këngës së saj. Sigurisht që projekti i bukur mund të dallohet edhe nga coming soon- i, ndaj nga sa u shfaq edhe aty, duket se do të jetë një këngë e veçantë, ashtu si titulli.
Ajo që nis ditën, e që i jep energjitë e duhura çdo njeriu është “Kafja e Mëngjesit”. Ndaj kjo do të jetë pikërisht kënga e mëngjeseve tuaja dhe shoqëruesja e kafes së mëngjesit.
Pandora në këtë klip do të shfaqet më seksi se kurrë më parë, në top formë, duke kënduar dhe duke i shërbyer kafenë dashurisë, bashkëshortit të saj.
Kur themi bashkëshortit, e kemi fjalën për bashkëshortin e vërtetë, pasi aktori bukurosh në klip, është bashkëshorti real i Pandorës. Për këtë arsye, për muzikën fantastike dhe tekstin, ky do të jetë superprojekti i saj.
Ja edhe coming soon- i: