Kujdes në Durrës, mund të laheni bashkë me ujërat e zeza në det / VIDEO

Nuk është aspak çudi që të laheni bashkë më ujërat e zeza në plazhin e Durrësit, ku të gjithë vijnë me qëllimin që të lahen në det.

Përveç papastërtisë së bregdetit në Durrës, tashmë duhet të keni kujdes nga ujerat në të cilat lajeni. Kjo video e dëshmon fare qartë situatën e rëndë në plazhin e Kavaleshencës, i cili në fakt duhet të ishte më i pastërti.

Për të vërtetuar këtë situatë mund të shijoni këtë video të publikuar në Panorama online. “Jam prej disa ditesh me pushime ne Durrës, ne nje zone e cila eshte ngjitur me kovaleshencen. Aty ka nje burim te frikshem ku ujrat e zeza derdhen ne det. Eshte e tmerrshme te shohesh femijet sesi lahen ne ato ujra te zeza te cilat vijne ne sasi te madhe, si nje perrua. Dua qe kete video ta shohin te gjithe ata drejtues qendror dhe vendor te cilet dalin ne televizor dhe na thone qe gjithcka eshte gati per sezonin turistik. Nese nuk nderhyni edhe pas ketij denoncimi te bere me ze e figure. atehere na lind e drejta te mendojme se ujrat e zeza ku po perlyhen femijet tane, me siguri duhet te jene te klienteve te pushtetit me te cilet ndajne fitimet”, shkruan qytetari që ka dërguar videon në redaksinë e Panorama Online.

Temat
LajmeRajon

Të afërta