Ish-gazetarja e BBC-së vari veten pasi kishte humbur aeroplanin

Një ish-gazetare e BBC ka vrarë veten duke u varur në një banjë të aeroportit pasi humbi fluturimin.

Reporterja veterane e luftës, Jacqueline Sutton, 50 vjeç, u gjet e varur në një dhomë të vogël në aeroportin Ataturk të Stambollit, pasi humbi fluturimin për në Irak, tetorin e kaluar.

Sutton kishte zbarkuar në kryeqytetin turk nga Heathrow me qëllim që të udhëtonte për në Erbil në Irak, tha hetuesi në gjykatë.

Duke folur në seancë, motra e Suttons, Jenny tha se vdekja e saj erdhi pas një stresi dhe paniku që e çuan të merrte vendimin ekstrem.

Ajo kishte punuar si drejtoreshë në Institutin për Raportimin e Luftës dhe Paqes (IWPR), në Irak dhe në një rrjet bamirësie me bazë në Londër.

Gazetarja humbi fluturim dhe pas pirjes së dy kanaçeve me birrë në sallën e pritjes, shkoi në tualetin e aeroportit, ku mori vendimin ekstrem.

“Ajo i tha stafit se nuk kishte para për të paguar për një tjetër biletë dhe filloi të qante. Ata i thanë asaj se nuk mund të bënin asgjë”, shtoi hetuesi.

Temat
BotëLajme

Të afërta