Iku e vetme në pushime, por burri iu shfaq në çdo fotografi! (Foto)

Huma Mobin, arkitekte dhe menaxhere kreative e një agjencie publiciteti në Pakistan nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta bënte tërësisht e vetme muajin e saj të mjaltit, i cili ishte i dyti për të dhe bashkëshortin e saj.

Gjithçka ishte gati për të kaluar disa ditë pushime në Greqi, kur në gjysmë të udhëtimin të shoqin e lajmëruan se duhej të qëndronte në punë për shkak të disa impenjimeve profesionale.

Huma u nis e vetme dhe i dokumentoi në këtë mënyrë pushimet e saj, duke u shtirur se po përqafon njeriun e saj të zëmrës, në të gjitha vendet që ajo ka vizituar e vetme.

Edhe pse fillimisht Huma donte që të anulonte gjithçka për të mos ikur e vetme, kjo ishte tërësisht e pamundur, pasi udhëtimi ishte paguar paraprakisht. Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale ajo tregon me ironi dëshpërimin e saj për vetminë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe bashkëshorti i saj, në pjesën tjetër të botës.

Ja disa nga fotografitë.

6_1468237266-1555389

5_1468237274-9874125

4_1468237283-2068719

3_1468237291-4726687

2_1468237298-3784041

1_1468237304-897444

Temat
Fun

Të afërta