Greqi, goditet organizata shqiptare e kokainës, 6 në pranga

Policia greke ka arrestuar 5 shqiptarë dhe një austriak, që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Arrestimet u zhvilluan një ditë më parë në zona të ndryshme të Athinës. Mediat greke raportojnë se grupi kriminal e ushtronte aktivitetin në rajonin e Atikës dhe në kryeqytetin helen.

Pesë nga 6 personat e arrestuar janë shqiptarë nga mosha 25 deri në 53 vjeç, ndërsa një tjetër është austriak 41-vjeçar.

Ndaj tyre është nisur ndjekja penale për krijimin dhe pjesëmarrjen në organizata kriminale si dhe për shpërndarje të drogave të ndaluara me qëllim përfitimi.

Policia pretendon se ka sekuestruar 1.554 gram kokainë, 1.848- gram kanabis, kërp i papërpunuar, 14 tableta farmaceutike, 4 peshore, 62 fishekë, rreth 24.530 euro, dy makina dhe dy motoçikleta.

Temat
LajmeRajon

Të afërta