Gjykata në veri, nga janari 2017

Gjykatës dhe avokatë serbë në një konferencë publike të mbajtur në Zveçan konsiderojnë tepër të vështirë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për sistemin e integruar të gjyqësisë në veri.

Gjyqtarja Jelena Krivokapiq dhe avokat Lubomir Pantoviq kanë vlerësuar se shtatori i këtij viti si afat i realizimit të Marrëveshjes së Brukselit për gjyqësorin është i paarritshëm dhe tani flitet për 1 tetorin si datë e fillimit të punës së integruar në sistemin kosovar të gjyqësisë.

Ata kanë thënë se nuk janë krijuar kushte që gjyqtarët dhe prokurorët serbë të integrohen në sistemin kosovar të drejtësisë në këtë vit.

Temat
LajmeVend

Të afërta