EULEX sërish shtynë seancën për Azem Sylën dhe të tjerët

Misioni për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX-i që nga vazhdimi i mandatit, nuk ka informata që ka filluar ende të mbaj seancat e parapara.

E një nga to është edhe rasti i ish-deputetit të PDK-së, Azem Sylës dhe të tjerëve, për të cilët ishte paralajmëruar se seancat do të mbaheshin me 6, 7, e 8 korrik.

Pavarësisht këtyre datave të parapara, seanca ishte shtyrë prapë për 11 korrik (sot), por që përsëri nuk u mbajt.

Avokati i Sylës, Tomë Gashi ka thënë se seanca e klientit të tij do të mbahet pasnesër e jo sot, siç është thënë.

“Jo seanca do të mbahet pasnesër më 13 korrik në ora 09:30”, ka thënë shkurt Gashi./ Indeksonline

Temat
LajmeVend

Të afërta