Cila këngëtare e njohur po sjell duet me vajzën për herë të parë? (Foto)

Tashmë në tregun muzikor shqiptar njohim shumë raste kur prindërit i kanë “imponuar” muzikën fëmijëve të tyre.

Me imponim ose me deshirë, shumë shpejt do të vij një duet mes këngëtarës së njohur dhe vajzës saj, për të cilën do të jetë depubitimi në muzikë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e muzikës popullore Afërdita Demaku, e cila ka paralajmëruar duetin e parë me vajzën e saj Donën, e që këtë vit ka mbaruar shkollën e mesme, shkruan Magazina.al

Siç mëson Magazina.al, dueti nënë dhe bijë tashmë është realizuar dhe pritet të publikohet sapo të përfundojnë xhirimet e videoklipit.

Pritet të shihet se sa do të pëlqehet ky duet, pasi edhe më herët kishte tentime nga këngëtarët e njohur për të futur në tregun muzikor edhe familjarët e tyre, por disa patën sukses e disa dështuan.

13619945_658869730932416_9004675235715163169_n

13590318_658869770932412_2838707678153976682_n

13612403_658869794265743_2189093110935716855_n

Temat
Showbiz

Të afërta