Cameron: Britania duhet të qëndrojë afër BE’së

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron thotë se është interes fundamental i vendit të tij, që të qëndrojë e afërt me Bashkimin Evropian edhe pas referendumit për dalje nga BE’ja.

Duke folur para drejtuesve botëror të hapësirës ajrore në Farnborough, Cameron tha se Britania duhet të pranojë realitetin e votës së referendumit por duhet të mendojë për marrëdhëniet e reja që duhet të krijojë me partnerët e saj evropianë, transmeton Gazeta Express.

“Kryeminstrin e ri e presin vendime të mëdha strategjike por tash për tash është duke u shtruar rruga për këtë gjë. Krejt çka dua të them për këtë gjë është se unë besoj se është interes shtetëror por edhe ekonomik që të qëndrojmë shumë afër me BE’në, për shkak të tregtisë, biznesit, sigurisë por edhe bashkëpunimit. Le të jetë ky qëllimi jonë kryesor”, ka thënë Cameron.

Temat
BotëLajme

Të afërta