Ahmeti i kundërpërgjigjet kryeministrit Mustafa

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook i është kundërpërgjigjur kryeministrit Isa Mustafa që kishte deklaruar se Shpend Ahmeti po shpenzon kohë dhe energji për punë që nuk lidhen me prishtinasit.

Ahmeti ka thënë se është vetë Mustafa dhe Qeveria që ai drejton që po shpenzojnë kohë të bllokojnë qytetarët e Prishtinës.

Madje, ai është shprehur se Mustafa ka thënë se do të japin gjysmën e tokës së LDK-së Ambasadës së Shqipërisë por që sipas tij, Isa Mustafa nuk ka toka të LDK-së as në mendje e as në kadastër.

Më poshtë është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Mustafa: Do të ja japim gjysmën e tokës së LDK-së Ambasades së Shqipërisë
Mustafa: Ahmeti ka shpenzuar shumë kohë e energji për punë që s’lidhen me prishtinasit

LDK: Shpend Ahmeti ka ardhur ne pozite ta mbroje Albulena Haxhiu

Këto janë titujt e vikendit nga udhëheqësia e LDK. Ska nevojë me ironizu fare me këta tituj sepse ato vetë flasin.

Tokat e komunes nuk i menaxhon Isa Mustafa e as nuk ka toka të LDK-së, as në kadastër e as në mendje.

Isa Mustafa dhe kjo qeveri ka shpenzuar shumë kohë e energji për të bllokuar qytetarët e Prishtinës, edhe ende po e bën të njejten.

Në çfarë pozite ka ardh LDK me këto komunikata misogjene shoviniste dhe me plotë urrejtje.

Temat
LajmeVend

Të afërta