A ka agjëruar Mavraj gjatë “Euro 2016”?

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, me t’u rikthyer në stërvitje te Kolni, ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane ‘Kicker’.

Në këtë intervistë, Mavraj ka folur për aventurën e tij me Shqipërinë në Euro 2016, e po ashtu edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit, që këtë vit korrespondoi të jetë gjatë turneut më të madh të futbollit në Evropë.

Mavraj ka zbuluar se ka agjëruar gjatë ditëve kur kombëtarja nuk pati ndeshje, dhe se këto tre ditë të humbura, do t’i zëvendësojë.

“Kam agjëruar gjatë ditëve pa ndeshje, jo kur kishim ndeshje. Këto tre ditë do t’i zëvendësoj kur të jetë më freskët. Kjo sigurisht që është më e lodhshme dhe të dobëson. Këtë e kuptoj sot, por disa gjëra janë më të rëndësishme se futbolli”, ka deklaruar Mavraj.

Temat
Sport

Të afërta