Zafir Berisha “e merr veten me t’mirë”, thotë se Nulandi nuk pati nevojë ta takonte opozitën

Ndihmës Sekretarja Amerikane, Victioria Nuland ka vizituar sot Kosovën me ç’rast ka takuar zyrtarët e Shtetit. Ka injoruar totalisht Opozitën. Mirëpo, një deputet opozitar po e sheh si normale veprimin e zyrtares amerikane. Po thotë se ajo kërkoi luftimin e krimit dhe korrupsionit nga pushtetarët e korruptuar.

Zafir Berisha, deputet i NISMA-s për Kosovën, s’e sheh asnjë problem pse Vicotria Nuland s’i shtrëngoi duart me Fatmir Limajn, Ramush Haradinajn apo Visar Ymerin.

Për Berishën, zyrtarja amerikane kreu punën e saj kur kërkoi luftë kundër krimit e korrupsionit nga pushtetarët e korruptuar.

“Victoria Nuland nuk ka pas nevojë me u taku me opozitë sepse ajo mesazh kryesor sipas ambasadorit Delaëie ka pas me luftu korrupsionin, e koka e korrupsioni të dhe krimit të organizuar është në krye të institucioneve që po pengojnë integrimet evopjane, jo të opozitës”, ka shkruar Berisha.

Sidoqoftë, Berisha ka thënë se është hajgare qysh zyrtarët ndërkombëtarë po kërkojnë luftë ndaj krimit e korrupsionit pikërisht nga ata që janë të zhytur në kriminalitet.

“Gjakovarët do te thonin ,,mualife, ndërsa prizrenasit ,,muabetollsum,, kërkesave që hajduti ta zen hajdutin ose këtyre shprehjeve me zhargonin e ri, te korruptuarve ti thuash që ta luftojn korrupsionin. Kërkesa për ta luftuar korrupsionin nga Hashimi dhe Isa nënkupton se ata jan të pastër e të korruptuar janë qytetarët, pensionist, student, arsimtar, mjek, bujqë, blegtorë, e të papunët..”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta