‘Viktoria Nuland do t’i japë sot shah-mat Sali Berishës’

Mbeten edhe pak orë nga nisja e vizitës zyrtare të ndihmës sekretares amerikan Viktoria
Nuland në Tiranë, ku në fokus të takimit me kryeministrin, ministrin e Jashtëm dhe kreun e opozitës do të jetë Reforma në Drejtësi.

Por kjo pritet që të ketë edhe një ‘shah mat’ siç e quan avokati Spartak Ngjela për Sali Berishën, i cili duhet të pranojë tashmë miratimin e reformës në Drejtësi.

“Çfarë do të bëjë Saliu sot? Politika e lartë amerikane, nëpërmjet Viktoria Nulandit do t’i japë sot shah-mat Sali Berishës.

Po ky çfarë do të bëjë? Mos do të hedhë skakierën? Është mat amerikan ai, Sali.

Duhet të kesh shumë kujdes në këtë kohë”, shkruan aleati i majtë vetëm pak ora para vizitës së zyrtares së lartë amerikane në Tiranë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta