Viktimat e rrezikut të paralajmëruar

Neglizhenca e institucioneve shtetërore dhe moskujdesi shoqëror dhe familjar për të marrë masa parandaluese ndaj rreziqeve të paralajmëruara kanë shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve brenda tri javësh në Kosovë.

Tragjeditë si ato në Qendrën Historike në Prizren dhe në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës rrezikojnë të përsëriten. Kjo, sepse institucionet përgjegjëse vazhdojnë të mos i ndëshkojnë zyrtarët përgjegjës e as të ndërmarrin masa preventive për të ofruar siguri publike, madje edhe në zonat ku tashmë kanë gjetur vdekjen fëmijë të moshave të ndryshme, shkruan “Koha Ditore”.

Aktivistët për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e fëmijëve kritikojnë institucionet se nuk kanë reaguar me kohë në dy rastet e fundit të vdekjeve tragjike, edhe pse kanë qenë të njoftuara për rrezikun që kanosej.

Ata nuk i përjashtojnë nga përgjegjësia edhe familjet të cilat, sipas tyre, duhet të angazhohen më shumë në krijimin e ambientit të sigurt për fëmijët brenda dhe përreth shtëpive, e jo të presin vetëm reagimin institucional.

Temat
LajmeVend

Të afërta