Vajza e Fatmir Limajt dedikim prekës për nënën (Foto)

Vajza e liderit të NISMA për Kosovën Fatmir Limaj, ka kujtuar nënën e saj të ndjerë.

Lala Limaj, përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ka kujtuar nënën e cila ka ndërruar jetë vite më parë.

Ajo gjithashtu i ka kushtuar edhe disa fjalë mjaftë prekëse, transmeton Gazeta Blic.

Nënë ti shkove n’tjeter bote
e ketu më le mua .
Me sun ta degjoj nga ti
fjalen bije te dua .

Te morri Zoti ty moj Nane,
e me la mua pa ty.
Merzitem shume moj nane,
qe me s’mund te shoh ne sy.
Shpesh mendoj per ty nene .

E kujtoj ditet qe kaluam bashk,
prej qe vdiqe ti moj nane,
ne zemer mu formua nje boshllek.

Kur afrohem te varri yt ,
Syt me mbushen plot me lot.
Nene ti me le mua ,
dhe shkove ntjeter bote.

Te gjithe me shiqojne moj Nene,
ndoshta ju dhimbsem une.
Oj Nane te gjithe e kan ditur
se te kam dashur shume.

Kur fle naten Nene,
une vetem per ty mendoj.
Do te doja te kem prane ,
dhe ftyren tende ta ledhatoj.

Edhe pse sot moj nene po behen plot gjashte vite prej kur ti le fizikisht kete bote, per vajzen tende ti je ende e gjalle.Madje, je me e gjalle se kurre ne mendjen dhe zemren time. E tille ke qene,dhe po e njejta do te mbetesh gjithmone.
Do te dua pergjithmone mamushi jem ❤️

image

Temat
Showbiz

Të afërta