Skandal në koncertin e Chris Brown, mësoni çfarë ndodhi (Video)

Koncerti i këngëtarit Chris Brown në vendin tonë duket se ka patur edhe disa prapaskena jo të këndshme.

Duket se ai nuk është pritur ashtu siç duhet pasi nuk ka patur shumë publik kjo për shkak të hapësirës së vogël të pub-it dhe gjithashtu për shkak të çmimeve të kripura të biletave.

Në një video nga Prive, tregohen prapaskenat e koncertit në Durrës, mungesa e publikut, çmimet e larta dhe largimi i reperit vetëm pas 22 minutash.

Mësohet se ai duhej të ngjitej në skenë në orën 11 e pak, por mungesa e njerëzve bëri që këngëtari të priste edhe disa orë më shumë, e megjithatë duket se asgjë nuk ndryshoi, edhe në orën 2 kur ai doli, numri i njerëzve ishte i pakët.

Temat
Showbiz

Të afërta